to brand or not to brand

To Brand or Not To Brand: Nga Simbolet dhe Historitë tek Sistemet

Industria e marketingut është në mes të një ndryshimi sa të tmerrshëm po aq edhe emocionues.

Teknologjia më e shpejtë dhe më intuitive po i rrit akoma më shumë pritshmëritë. Njerëzit tashmë duan të kenë më shumë kontroll dhe fuqi në transaksione nga të dhënat e tyre, çka e ndryshon edhe nocionin e tyre e të qënit konsumator.

Sot ka më shumë kanale, më shumë zgjedhje, më shumë shpejtësi, më shumë konfuzion, më shumë zhurmë – dhe më pak sinjal. Në këtë ambient fragmentar, që lëviz me shpejtësinë e një algoritmi, lind natyrshëm pyetja:

To Brand or Not To Brand?

E vërteta është kjo: shumë në industrinë tonë nuk i kuptojnë aq sa duhet markat. Disa mendojnë se “marka” dhe “produkti” janë të ndryshme. Ose se marka është një shtresë komunikimi. Por këto në fakt i përkasin manifestove të ekzagjeruara apo filmave ikonë. Shumë krenare për të shitur gjithçka, shumë fisnike për të qenë të përdorshme. Për t’i bërë markat më të vlefshme për njerëzit dhe anasjelltas, ne duhet të dimë se si evoloi koncepti i markës dhe çfarë roli ka ajo në tregun modern.

Marketerët harrojnë se tregtia e tyre rrjedh nga praktika e brandimit të aksioneve, nga akti i vendosjes së një shenje në kafshë për të treguar pronësi. Por si e përqafuam këtë metodë edhe në botën komerciale?

Për ta thënë me fjalë më të thjeshta, nevoja për markën është çështje zgjedhjeje dhe konsistence. Teksa gjithmonë e më shumë objekte të së njëjtës kategori dalin në sipërfaqe, e vetmja mënyrë për t’u dalluar nga alternativat është duke shtuar një markë të dallueshme. Kur bagëtitë duken njësoj, ne u vendosim shenja me djegie, tatuazhe apo etiketa. Kur gotat e verës në një festë gjatë pushimeve duken njësoj, ne (fatkeqësisht) u shtojmë elementë ngjitës si Frosty the Snowman, apo akoma edhe më keq. Cilado të jetë “marka” e shtuar, ajo shërben si një rrugë e shkurtër. Ajo komunikon një sasi të bollshme informacioni me një të shikuar. E njëjta gjë vlen edhe për produktet dhe shërbimet komerciale; markat i ndihmojnë konsumatorët të lundrojnë në paradoksin e zgjedhjeve.

Evolucioni i markës është një nënprodukt i ndërlidhjes së kulturës me tregtinë. Teksa tregu evoluon, të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe markat për të kënaqur nevojat dhe dëshirat që ndryshojnë të konsumatorëve. Sadoqë markat dhe kompanitë do të donin të ishte e kundërta, marka është një reagim ndaj kulturës konsumatore – jo e kundërta. Nuk ju mbushet mendja? Në artikullin më poshtë do të eksplorojmë evolucionin e markës duke ndjekur një linjë socio-ekonomike. Kjo do ju tregojë se si evente historike të rëndësishme dhe avancime teknologjike, detyruan markat të ndryshojnë, përshtaten në mënyrë të vazhdueshme dhe modifikojnë mënyrën se si ndërveprojnë me konsumatorin.

Klikoni këtu për të lexuar publikimin e plotë, “To Brand or Not To Brand”.