Javët e shkuara kanë qenë të mbushura me sfida të jashtëzakonshme. Ndërkohë që punojmë papushim me klientët tanë mbi sfida afatshkurtra për të mbështetur bizneset e tyre, iu rikthyem SARS-it dhe Krizës Ekonomike Botërore të vitit 2008. Kërkuam për përvojat e disa markave që gjetën mënyra për t’u rigritur akoma më të fortë, për modele të reja biznesi që u formësuan përgjatë krizës dhe sesi pozicionime të guximshme dhe investime në kohë i mundësuan markave të suksesshme të siguronin një pjesë të tregut në bazë joproporcionale.

Ne besojmë, dhe historia e mbështet këtë, që markat të cilat reagojnë shpejt, me mendësi konkuruese dhe që veprojnë në mënyrën e duhur në kohë të vështira, mund të sigurojnë një pjesë të tregut dhe të pozicionohen mirë në mënyrë që të kapitalizojnë gjatë ringritjes dhe përtej saj.