Parathënia më poshtë është shkruar nga Rory Sutherland. Teksti i plotë, Të ndërtosh një mënyrë të qëndrueshme të punuari: Ogilvy mbi “Manaxhimin e punës në distancë” u përmblodh nga Ogilvy UK People Team dhe nga Ogilvy Consulting Behavioral Science Practice, të drejtuar respektivisht nga Helen Matthews dhe Sam Tatam.

Screen Shot 2020-03-23 at 10.21.41 AM.png

David Ogilvy nuk ka shkruar ndonjëherë ndonjë gjë në zyrë.“Ka shumë gjëra që tëshpërqëndrojnë” shpjegonte ai.

Rrjedhimisht ai e ktheu në praktikë të punuarit gjithmonë nga shtëpia.Vërtetështëpia e tij ishtë një kështjellë e shekullit të12-të, me 50 dhoma, në brigjet e lumit të Vienës (Francë), por ajo që dua të them është, që në një biznes idesh, vendndodhja nuk duhet të ketë rëndësi.Nga thellësia rurale e Francës, David Ogilvy vazhdoi të dërgonte dije dhe frymëzim në zyrat e tij në të gjithë botën. (Sasia e korenspondencësishte aq e madhe sa postieri i tij u ngrit në detyrë dhe mori një makinëtë re nga La Poste.)

Shumë veta e dinë që unë gjithmonë kam besuar që ne duhet të punojmë më shumë nga shtëpia, faktkyqëirriton shumë prej kolegëve të mi. Unë mendoj qëidetë tona më të mira lindin ose prej bashkëpunimeve energjike dhe shumë të frytshme ose prej periudhave të pandërprera izolimi. Deri tani kam menduar që raporti anonte tepër drejt opsionit të parëme “Shumë shpërqëndrime”. Tani, të paktën për disa muaj, do të shihni raportin të anojë ndjeshëm drejt opsionit të dytë.

Në kohë si këto, është detyra jonë që ta bëjmë këtë mënyrë të punuari të funksionojë.Është thelbësore që ataprej nesh që munden të punojnë në distancë, ta bëjnë- duke i lënë hapësirat publike më pak të populluara përata që kanë më shumë nevojë. Talenti i industrisë së reklamave ndodhet në gjetjen e forcave tëtë panjohura: në shndërrimin e dobësisë në forcë.

“Gjëra të mira vijnë përata që presin.” Ose siç thoshte Salman Rushdie para se të linte në mënyrë të pashpjegueshme Ogilvy-n për t’u bërë shkrimtar: “Kek me Krem të Freskët-I dëmshëm por i shijshëm”.

Pikërisht këtë duhet të bëjmë ne me këtësituatë, ta kthejmë në avantazh.

Së pari, nëse kenjë idë për çfarëdolloj gjëje – një slogan, rregull, aplikacion, ide dizajni që mund tëna ndihmojë etj.– ndaje me ne. Nëse është e mirë, ne do ta ndajmë me të tjerë.

Së dyti, bëj të njëjtën gjë më klientët e tu. Siç shumë prej jush kanë treguar, kjo është një mundësi për markat që të shpalosin anën e tyre më të mirë. Nëse ke ndonjë ide se si brandi i klientit tënd mund të shkëlqejë, thuaje me zë të lartë. Ti duhet të vetë izolohesh, por jo të jesh itërhequr.

Së treti, bëj diçka për kolegët etu. Mbani lidhjet. Mbani të ngritur humorin e njëri tjetrit.Nëse ndonjëri ka një problem, duhet ta ndajë me të tjerët.Qëndroni nëkomunikim. Sot kemi patur disa takime në Zoom. A funksionojnë po aq mirësa takimet ballë për ballë? Jo, por në 90% të rasteve po.

Nëse ke nevojë për më shumë teknologji, atëherë thuaje.

Së katërti, bëj diçka për fqinjin tënd. Kujdesu për këdo që duket i stresuar.

Së fundmi, bëj diçka për veten tënde.Diçka që ke dashur ta bësh prej shekujsh, por që s’ke patur kurrë kohë ta bësh.Shkruaj.Humb në peshë (qëllimi im personal). Lexo Prustin. Mëso spanjisht. Nuk do ta kesh kurrë më këtë mundësi.

Do të jetë një periudhë e zymtë. Por jo çdo gjëështë kaq keq. Kur e gjitha kjo të ketë mbaruar, do tëkemi mundësinë tëndërtojmë një botë komerciale më të shëndetshme dhe një shoqëri më të mirë. Ne nuk jemi një biznes anti-kapitalist, por shumica prej nesh mendojnë që gjatë dekadës së fundit, prioritetet e biznesit dhe te qeverisë kanë marr drejtimin e gabuar. Kjo është një mundësi për të gjithë që t’ia nisin nga fillimi me diçka më të mirë.

Dhe mos harro të bësh dush.Jo, ne nuk nuhasim gjë, por ti po. Pak respekt për veten nuk i bën keq askujt.

Pasi të kesh bërë dushin, lexo faqet në vazhdim për pak frymëzim.