Me siguri që keni dëgjuar diçka rreth termit “metaverse” i cili në përgjithësi i referohet konceptit të një bote virtuale shumë tërheqëse ku njerëzit mblidhen për t’u socializuar, luajtur dhe punuar. Ndryshe njihet edhe si “interneti i ri”.

Çfarëdo që të keni dëgjuar, një gjë është e sigurtë se ‘metaverse’ është këtu për të ndryshuar botën. Përkufizimi i sotëm i këtij termi është si konvergjenca e realitetit fizik dhe virtual. Dhe metaverse bën pikërisht këtë, mjegullon vijën ndarëse midis këtyre realiteteve. Në një metaverse të kudo ndodhur nuk do të ketë shumë ndryshim midis asaj që bëjmë dhe vendit në jetën reale dhe virtuale.

Metaverse është një koncept, një ide, një inspirim. Por nuk është më një ëndërr. Në kapitujt më poshtë do të marrin përgjigje shumë pyetje rreth metaverse. Veçanërisht pyetje që kanë të bëjnë me mënyrën se si markat mund ta shfrytëzojnë në avantazhin e tyre botën virtuale.

Kapitulli 1- Sot, markat mund t’i japin formë realitetit virtual në avantazhin e tyre.

Ajo cfarë është emocionuese dhe inkurajuese për metaverse është se çdo gjë mund të ndodhë. Kjo është një mundësi shumë e madhe për markat, por gjithçka varet nga mënyra se si do të vendosin në prioritet nevojat dhe kërkesat e klientëve te tyre.

Fakti që Mark Zuckerberg and Co. vendosën të ndryshojnë emrin e Facebook në Meta, është një shembull konkret që tregon se sa serioze është çështja. Nga ana tjetër nuk është kaq e thjeshtë sepse markat do të duhet të lënë pas strategjitë dhe mënyrat e tyre të mëparshme të marketingut.

Nuk do të jetë e mjaftueshme thjesht vëzhgimi dhe orientimi i audiencës rreth rezultatit që markat duan të arrijnë. Ato duhet të rrisin prezencën e tyre në kohë reale, duke i ofruar audiencës përmbajtje me vlerë dhe autenticitet.

Këtu risku është i madh por po ashtu edhe përfitimi. Tashmë është në dorën e markave, që ajo që më përpara është gjykuar si e pamundur nga ato, të kthehet në një platformë e cila po përqafohet nga një masë e gjerë njerëzish.

Më poshtë janë disa mënyra se si markat mund të përdorin ditët e para të metaverse në avantazhin e tyre dhe për t’u rritur:

-Krijimi i një marrëdhënieje afatgjatë me klientët dhe ndërtimi i një komuniteti.

Audiencat në platformat e bazuara në metaverse janë më besniket dhe më të angazhuarat që mund të gjenden. Por, për të pasur sukses në një audiencë të tillë duhet t’i ofrohet diçka me kuptim në eksperiencën e tyre me markën. Nëse e bëjnë këtë ne mënyrë konsistente dhe autentike, markat mund të përfitojnë një marrëdhënie të gjatë dhe frytdhënëse me klientët.

Por si mund ta arrijnë këtë markat, për më tepër në platformat metaverse?

Nuk mund të mendohet që përshtatja të jetë e menjëhershme. Fillimisht markat do të duhet të marrin kohën e tyre për të mësuar gjuhën dhe kulturën e brendshme të secilës platformë.  Vetëm në këtë mënyrë markat mund t’u ofrojnë konsumatorëve vlerë  duke bashkëpunuar me ta, duke i fuqizuar ata, duke u bërë mbrojtës, duke i shpërblyer ata ose duke zhvilluar takime kokë më kokë; që e lidh përdoruesin me markën – duke mos ndërhyrë në përvojën unike dhe personale të secilit prej tyre.

Për vite, Stella Artois ka qenë sponsori zyrtar i pistave premium të garave me kuaj si Ascot. Por tani, e njëjta ide është çuar në metaverse me një marrëveshje për të sponsorizuar Zed Run, platformën online të garave me kuaj. Disa marka, si Stella Artois në këtë rast, mund të përdorin përfshirjen e mëparshme sportive/lojërash për të sjellë menjëherë besueshmëri në hyrjen e tyre në metaverse. Për markat e tjera, hyrja në këto zona do të jetë krejtësisht e re. Pavarësisht nëse rrit një audiencë ekzistuese ose fillon një marrëdhënie të re, çdo markë do të ketë një mundësi për të nxitur marrëdhënie afatgjata në metaverse.

-Krijimi i narrativës per t’u dalluar nga të tjerët.

Të jesh unik nuk ka qenë asnjeherë e lehtë, aq më shumë në ditët të sotme. Por metaverse është mundësia e ëndrrave për të gjithë ata që duan të jenë unik dhë të dallojnë nga të tjerët në fushën e tyre. Kjo mundësi u përket atyre që kreativitetin e kanë pa kufij dhe kjo do t’i bëjë ata që të tërheqin vëmendjen dhe admirimin e konsumatorëve.

Markat e modës kanë gjetur mundësi të përfshihen në sektorin e lojërave së fundmi, dhe në platformat e bazuara në metaverse kjo gjë mund të vazhdojë të rritet. Si shembulli i Balenciagës që tashmë ka një bashkëpunim me lojën Fortnite, duke përdorur botën virtuale për të shkarkuar produktet e tyre të reja.

Në kapitullin 2 do të gjeni…

Në këtë kapitull do të gjeni më shume informacion rreth teknologjisë dhe ndikimit në mjegullimin e vijave ndarëse midis botës reale dhe virtuale. Gjithashtu do t’i përgjigjemi pyetjeve se si mund të përfitojne markat duke pasur një portofol virtual? Apo cili është roli i tyre në NFT?