Pse Brandimi Nuk i Duhet Lënë Vetëm Reklamave për Markën

Nga Tim Burke, Senior Vice President, Group Creative Director, Eicoff

Një shenjë e një marke të fortë është aftësia e saj për të shkëlqyer në çdo mjet komunikimi. Ekran. Print. Video. Madje edhe në Zeppelin. Një markë e fortë duhet t’i përshtatet ambientit të saj të ri ndërkohë që i qëndron ende look-ut, tonit dhe personalitetit të brendshëm për të cilat ka harxhuar shumë kohë (dhe me shumë mundësi $$$) për t’i ndërtuar.

E njëjta ide aplikohet kur objektivi i reklamës tuaj ndryshon. Kur ju keni ndërmend një objektiv me reagim të menjëhershëm, ose kur nocioni “rritja e shitjeve” në reklamimin tuaj, i bën njerëzit të thonë:

“Po… marka?”

Pyetje e drejtë. Dhe e rëndësishme për ta bërë. Realiteti është që nuk keni pse të lini mënjanë frymën apo ndjesinë e markës suaj kur synoni për një kreativë me më shumë veprim nga pas. Thjesht duhet të tregoheni të zgjuar se si e përfshini atë. Një taktikë e përhapur është thjesht duke vendosur nje call-to-action në fund të reklamës suaj televizive mbi markën. Edhe pse kjo lëvizje s’do ju dëmtojë markën, me shumë mundësi nuk do të gjenerojë rezultatet që ju prisni. Për të krijuar një reklamë që nxit reagimin kërkon një transformim më madhor.

Kështu, këtu po ju ofroj disa mendime se si të mbani markën tuaj në kreativën që ka si fokus reagimin e menjëhershëm.

Kujdes tonin

Edhe pse toni i çdo marke nuk do mund të kthehet plotësisht në përgjigje të menjëhershme, shumë prej tyre s’do të përbëjnë problem. Mos shkoni drejt ndryshimit. Më mirë fokusohuni në aspektet e dukshme të tonit të markës suaj dhe injektojeni atë në kreativën tuaj direkte. Për shembull, nëse marka juaj është modeste nga natyra, mos filloni të silleni në mënyrë arrogante në kreativen tuaj direkte. Përulësia do të funksionojë në mënyrë perfekte në mjedisin e ri. Nëse toni i markës beson tek thjeshtësia, mos u fusni në teknikalitete në kreativën direkte. Thjesht mundohuni shumë t’i shpjegoni gjërat shkurt dhe qartë. Një ton konsistent ndihmon markën tuaj të dallohet në çdo pikë kontakti me konsumatorin.

Përqafoni look-un tuaj

Duke filluar nga lloji i shkrimit e deri tek fytyrat që paraqisni, ka pafund mënyra për të lidhur identitetin e markës suaj me mediat e shumta që përdorni. Një nga më të lehtat është përmes graphic design. Nëse marka juaj nuk ka elemente unike design-i, atëherë krijoni disa. Ndërtoni disa që e ndihmojnë markën tuaj të diferencohet nga turma dhe të dallohet – kudo. Mendoni për ngjyrat, trajtat, ikona të mundshme, madhësia, me gërma kapitale, pa të tilla apo vetëm në fillim. E kuptoni vet. Gjithashtu, do ju bënte mirë t’i testoni fillimisht këto. Shikoni sa mirë shkojnë me media apo platforma të ndryshme përpara se t’i lançoni në botën e vërtetë.

Sugjeroni audion

TV, video dixhitale apo radio, të gjitha ofrojnë mundësine të ndërtoni markën përmes audios. Në disa raste, një voiceover i markës mund të kthehet pa problem në përgjigje direkte. Herë të tjera, kjo mund të mos funksionojë fare. Si do që të jetë, vlerësoni dhe vendosni. Nëse funksionon, atëherë ju keni një lidhës tjetër të markës. Muzika është e ngjashme. Në reklamimin e markës, muzika shpesh është elementi i vetëm që mbahet mend. “E dashuroj këtë këngë!” Në botën direkte, muzika është thelbësore për të ushqyer emocionet dhe vendosur ritmin, por duhet të jetë dytësore ndaj mesazhit. Nëse marka juaj zgjedh një lloj zhanri muzikor – country, urban, pop, cowbell-only rock – kjo mund të jetë gjithashtu një mënyrë gjeniale për të krijuar konsistence. Dhe së fundmi, një audio “mnemonic” (muzikë që të ngel në mendje) është një taktikë e thjeshtë që ndihmon në diferencimin e markës dhe kujtesën e saj. Megjithatë, ashtu si një element design-i, mundohuni të keni një audio mnemonic që mund të qendrojë kollaj në përmbajtje të ndryshme. Për shembull, nëse mnemonic i juaj ka një tingull qesharak, me siguri nuk do të funksionoje në një video tepër emocionale.

Një markë e fortë duhet gjithnjë të dizenjohet me një nivel rreptësie (mos e provoni!) dhe fleksibiliteti (le t’i thyejmë pak rregullat). Dhe cilido qoftë objektivi – ndërgjegjësim, promocion, kliente potencialë, shitje – i reklamës suaj specifike, duhet parë gjithmonë si një mundësi për të avancuar markën. Besojeni ose jo, një spot televiziv i fokusuar fort drejt shitjeve, produktit dhe ofertës mund të jetë mjaft tërheqës për syrin, veshin dhe zemrën e dikujt.