KETA JEMI NE

Në vijim të fushatës së What’s Up si dhe krijimit të suksesshëm të një kanali të ri komunikimi me të rinjtë nëpërmjet Electronic Beats, na duhej të bënim një hap përpara duke i dhënë kuptim këtij kanali dhe të investonim në marrëdhënien tonë me ta. Pikësëpari, duke i ndihmuar në identifikimin e qëllimeve të përbashkëta, të nevojave dhe dëshirave, të gjejnë pikat e përbashkëta midis tyre dhe ti shprehin ato.

Objektivi yne ishte të ndihmonim të rinjtë që zëri i tyre të dëgjohej duke e fuqizuar më tej nëpërmjet një platforme, si një mjet komunikimi me shpresën për tu ofruar atyre mundësinë e krijimit të një lëvizjeje të Tyren, një Lëvizje nën ritmin e epokës së tyre, Electronic Beats.

Kështu që na duhej një pikë lidhjeje, diçka që mund të bashkonte të gjithë. Si fillim e nisëm duke bërë bashkë fjalët, duke krijuar manifeston e të rinjve tanë. Manifestoja jonë u bazua në pikëpamjet, mendimet dhe dëshirat e tyre, si dhe në perceptimet e mbledhura nga ajo çfarë të rinjtë u shprehën kur u pyetën Ç’kemi në prezantimin e fushatës sonë të lëvizjes Electronic Beats.

Epiqendra jonë …Ne duam ta shijojmë jetën në maksimum, megjithëse kjo është mënyra jonë për të përballuar të nesërmen, për të cilën ne kujdesemi më shumë duke qenë se është e jona dhe shijojmë jetën në maksimum duke ndërtuar një të nesërme më të mirë. Ne shkuam përtej në zhvillimin e fushatës: I ofruam atyre mundësinë që të ishin dhe të vepronin ashtu si ndjeheshin dhe në të njëjtën kohë të mbështesnin një kauzë të mirë, duke filluar të ndërtonin dicka më të madhe dhe të investonin në drejtim të një të mire të përbashkët për shoqërinë Shqiptare.

Duke projektuar dhe implementuar një fushatë 360° u krijua një platformë e hapur kontenti.
Mesazhi i Manifestos masiv u lançua me një fushatë në televizion, i ndjekur nga përmbajtje të përshtatura në mikrosite-n e Electronic Beats si dhe në kanalet e mediave sociale. Gjithashtu u organizuan edhe një sërë eventesh kuptimplota për të mbështetur qëllimin tonë, për ti dhënë jetë kësaj lëvizjeje për çlirimin e komunikimit.

Si rrjedhim, Electronic Beats dhe të rinjtë krijuan histori së bashku ç’ka forcoi lidhjen midis tyre, gjë e cila u konfirmua edhe nga rritja me dy shifra e pjesës së tregut të Electronic Beats, në target grupin e të rinjve.
Mesazhi kryesor: Electronic Beats. Këta Jemi Ne

Reklama Televizive

EVENTE

#LEXOMESHUME_PARTY

#PERPLAZHIN_COCKTAIL

#BATTERY_PARTY

#PERSHKOLLEN_PARTY

#CYBERBULLING_HACKATHON