ÇKEMI

Në fillim të vitit 2017 ne u vumë përpara sfidës për të cuar një hap para marrëdhënien tonë me të rinjtë. Qasja jonë ishte përdorimi i aseteve te Telekom, mbështetur në karakterin tonë global dhe lidhjeve me botën për t’i dhënë përgjigje sfidave lokale. Fushata CKEMI ishte përgjigja.

Qasja jone strategjike ishte të formonim një lëvizje “duke hapur” Electronic Beats, platformën ndërkombëtarë të muzikës dhe stilit dhe ta bënim më shumë gjithëpërfshirëse dhe të përshtatshme për audiencën tonë. Thelbi i idesë ishte të fillonim një bisedë të vërtetë me këtë grup moshë, duke mos e diktuar dhe nxitur komunikimin mbi produkte specifike, por të krijonim një kanal të hapur të shprehjes, për të kuptuar nevojat dhe stilin e jetesës së të rinjve. Më pas, të prezantonim Electronic Beats si një platformë shërbimesh dhe produktesh për plotësimin e ketyre nevojave.

Fushata ishte risi në treg. Startin e pati në kanalet tona digjitale duke vijuar më tej me TV dhe media të tjera, duke u bërë kështu fushata e parë e këtij lloji në tregun tonë, në të cilën ndërthurej krijimi i përmbajtjes me strategjinë e komunikimit në media.

Filluam me një seri VOX POPS me të rinjtë që takonim në rrugë dhe bregdete për të degjuar çfarë ata kishin për të thënë, ashtu pa filtra dhe pa e përpunuar. Më pas të frymëzuar nga këto histori të degjuara në VOX POPS krijuam një video spot në të cilin personazhet reale të historive identifikoheshin nëpërmjet një hashtag-u. Spoti vijoi më tej me përfshirjen edhe të produkteve dhe shërbimeve në përgjigje të këtyre kërkesave të të rinjve.

Një fushatë unike për Telekom e cila mundësoi ripozicionimin e markës dhe në të njëjtën kohë dha rezultate të rëndësishme në ROI.

Mesazhi kryesor: Gjithcka fillon me nje Ç’KEMI

FAZA 1FUSHATË ME PËRMBAJTJE VOX POP

FAZA 3VENDOSJA E PRODUKTIT

WiFI Falas

Bateri Falas