Duke Rritur Vlerën e Brandeve për Gjeneratat e Ardhshme

Nga

E Qendrueshme Mjaftueshëm nuk është Mjaftueshëm. Edhe pse rinia e sotme vazhdon të jetë katalizator i aksioneve të ndryshimeve ambientaliste, brandet kanë qenë të zëna duke u përfshirë në çështje ambientale si dhe të tjera të të mirës sociale përmes iniciativave të vazhdueshme apo sporadike të Corporate Social Responsibility.

Duke Rritur Vlerën e Brandeve për Gjeneratat e Ardhshme ka si qëllim të ndihmojë brandet të kuptojnë se si ato mund të ndihmojnë që bota dhe bizneset të bëhen më të mirë më shpejtë duke i bërë përpjekjet e tyre CSR si pjesë thelbësore e brandit të tyre.

Duke u bazuar mbi strukturat e ngritura dhe të dhënat e ekspertëve të fushës, akademisë si dhe duke vrojtuar dhjetra brande, ky studim tregon historinë e origjinës së CSR, evolucionin e konsumatorëve në kërkesat e tyre për të mira dhe shërbime të qendrueshme, dhe të papriturat dhe sukseset e brandeve në ekzekutimin e aktiviteve CSR.

Nga Conspicuous Consumption (shpenzimi i parave thjesht për t’u dukur) deri te Conscious Consumption modern, ky studim ekzaminon si konsumatorët kanë ndryshuar me kalimin e viteve çka ka detyruar brandet të kenë një qasje tjetër ndaj CSR. Nga projekte të vetme e deri tek modele biznesi të ndërtuara mbi Circular Design (model që bazohet mbi riciklimin dhe ripërdorimin e materialeve), brandet kanë qenë aktive me ndërmarrjet e tyre CSR por ka ende shumë rrugë për të bërë.

Studimi mbyllet me disa rekomandime që brandet mund t’i marrin dhe ta bëjnë CSR një përbërës kyç dhe origjinal të identitetit të tyre.

Pikat kyçe të studimit:

  • Brandet janë në faza të ndryshme të CSR – nga iniciativa të vetme tek ato që ja kanë dalë të bëhen plotësisht ekosisteme me qëllim nga pas
  • Ka gjithmonë një çmim për të qenë i qendrueshëm – e ardhmja e konsumit me ndërgjegje është atëherë kur produktet e qendrueshme janë të përballueshme dhe të arritshme nga të gjitha grupet me fuqi të ndryshme ekonomike
  • Thelbi i një brandi mbart një qëllim, pozicionim dhe plane veprimi – të gjitha iniciativat CSR duhet të vijnë si rrjedhojë e thelbit dhe të ndihen nga brenda dhe jashtë
  • Ka plot aktivitete të qendrueshme që ndodhin sot nëpër botë – brandet që kanë vlerë do të vështrojnë veten në pasqyrë dhe të shpenzojnë kohë për të bërë bashkë aktivitetet CSR me thelbin e tyre.